Ngacmoi seksujalisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar.
Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë.
“Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit.