Leximin e radhës për lëvizjet shoqërore do të përqendrohet te lëvizja e grave kurde në Rojava përmes artikullit të Bahar Şimşek dhe Joost Jongerden, lexim që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 30 janar, nga ora 17:30.
Teksti analizon narrativat që revistat popullore dhe gazetave kryesore në Evropën Perendimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë prodhuar rreth grave luftëtare kurde të Njësisë së Mbrojtjes së Grave (YPL, Yekîneyên Parastine Jin). Şimşek dhe Jongerden ekzaminojnë se si kronikat e luftës së grave të YPL dalin të shkëputura nga trualli i i tyre politik dhe portetizohen si luftëtare “heroina” që e luftojnë shtetin islamik (ShI) për të drejtat e tyre. Duke marrë një pozicion kritik dhe të kontekstualizuar të luftës se grave të YPL, autorja dhe autori reflektojnë mbi ngjyrimet ideologjike dhe gjeopolitike të cilat i përshkojnë analizat dominante për to, duke shtruar kështu një mundësi teorike për të kuptuarit e drejtë dhe të paekzoticizuar të luftës së grave kurde.