Lexime feministë: Kapitalizmi dhe aftësia e kufizuar - Gazeta Express
string(51) "lexime-feministe-kapitalizmi-dhe-aftesia-e-kufizuar"

Arte

Gazeta Express

26/11/2025 14:50

Lexime feministë: Kapitalizmi dhe aftësia e kufizuar

Arte

Gazeta Express

26/11/2025 14:50

Këtë nëntor më datë 27, nga ora 17:30, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist vazhdon me leximet për Devijimet me artikullin “Kapitalizmi dhe aftësia e kufizuar”, shkruar nga Marta Russell dhe Ravi Malhotra.

Në këtë tekst Russell dhe Malhotra ofrojnë një rikonceptualizim të aftësisë së kufizuar si një pasojë e ekonomisë politike. Duke insistuar në anashkalimin e përkufizimeve mbizotëruese biologjike dhe fiziko-antropologjike për aftësinë e kufizuar, Russell dhe Malhotra argumentojnë se si aftësia e kufizuar është kategori që formësohet nga sistemi kapitalist i cili i krijon, riprodhon, kontrollon dhe shtypë trupat e kategorizuar si të pa aftë, përmes mënyrës së organizimit të punës, vlerës ekonomike e politikave sociale. Argumentet e tyre shtrohen përkitazi shpjegimit historik se si aftësia e kufizuar ka ndryshuar dhe është përshtatur sipas nevojës së sistemit ekonomik, në periudha te ndryshme kohore. Parë si kategori e krijuar shoqërisht nga marrëdhëniet e punës, trupi aftësi-kufizuar shihet si një espekt qendror i kontradiktës së kapitalizmit që i mundëson klasës borgjeze, grumbullim të kapitalit.

Ngjarja zhvillohet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.