Më 29 tetor, nga ora 17:30 në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës mbahet diskutimi mbi Franco Basaglia dhe lëvizjen e psikiatrisë radikale në Itali, organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Ky tekst ofron një hyrje të shkurtër në origjinën, mekanizmat dhe trashëgiminë e lëvizjes basagliane, e cila ishte aktive përgjatë viteve të 1960-a dhe 1970-a. Në të, Foot ofron një pasqyrë të lëvizjes dhe jetës dhe sfidave të Franco Basaglias, themeluesit të lëvizjes për psikiatrinë kritike në Itali, që nga ballafaqimi i tij me një sistem zvetënues brenda mureve të spitalit psikiatrik në qytetin e Gorizia, tek rrënimi triumfal i mureve të spitaleve psikiatrike në Trieste, e deri tek gjendja e lëvizjes që ka lënë pas vdekjes së tij.