Në Bibliotekën ‘Hivzi Sulejmani’ të mërkurën, mbahet mbrëmja poetike me autorin Arbër Selmani, me fillim nga ora 16:00. Autori i katër librave, do të lexoj para publikut disa nga poezitë e tij në këtë mbrëmje poetike.
Për eventin:
Arbër Selmani është i ftuari i radhës për natën e poezisë. Nëse e keni lexu e përjetu poezinë antologjike ‘Kur vdiq baba’, e shpërndarë gjithandej në rrjete sociale, atë e ka shkruar poeti Arbër Selmani. Autor i katër librave, dy prej tyre libra letrarë, Selmani është fitues i vendit të parë në Festivalin Letrar Tirana Gate 2021 dhe fitues i vendit të tretë në Festivalin Letrar ‘Muza e Agimit’ në Zhegër. Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze, franceze, serbokroate, italiane, norvegjeze e turke, ndërsa është botuar në rreth 20 revista e gazeta letrare nëpër botë.
/Express