Superylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ka dërguar një mesazh mbështetjeje për sulmuesin e Real Madrid, Vinícius Júnior, pas një ndeshjeje të vështirë në Lisbonë.
25-vjeçari brazilian realizoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Benfica në UEFA Champions League, por pas tij u përball me racizëm nga lojtari Gianluca Prestianni, çka çoi në ndërprerjen e takimit për disa minuta.
Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, publikoi një foto të Viníciusit në Instagramin e tij zyrtar me mbishkrimin: “Jemi me ty, Vini Jr”, duke iu bashkuar shumë sportistëve dhe tifozëve që kanë shprehur solidaritet për brazilianin.
🚨 Lewis Hamilton on IG. pic.twitter.com/JbdOyRXf1Y
— Madrid Xtra (@MadridXtra) February 18, 2026
Ky reagim vjen në një javë të tensionuar për Viníciusin, ndërsa incidenti ka shkaktuar reagime të gjera në futbollin evropian dhe ka nxitur hetimin e UEFA-s për gjuhë racore në fushë. /GazetaExpress