Lewandowski vendos një tjetër rekord në La Liga - Gazeta Express
string(49) "lewandowski-vendos-nje-tjeter-rekord-ne-la-liga-1"

Lewandowski vendos një tjetër rekord në La Liga

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 22:23

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, vazhdon të vendosë rekorde golashënuesish në futbollin spanjoll.

Polaku realizoi ndaj Mallorca-s në minutën e 20-të të ndeshjes së La Ligës golin e 9 që po zhvillohet në këtë moment.

Lexo Edhe:

Siç theksohet nga Opta, Lewandowski u bë lojtari i parë që nga fillimi i këtij shekulli që e arrin këtë tregues në vetëm shtatë ndeshje, shkruan abcnews.al.

Robert Lewandowski aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga. Në total, sulmuesi 34-vjeçar ka 12 gola në nëntë ndeshje në të gjitha garat që kur iu bashkua Barcelonës.