Lewandowski u ankua te vezët, Barça po kërkon shef kuzhine të ri - Gazeta Express
string(63) "lewandowski-u-ankua-te-vezet-barca-po-kerkon-shef-kuzhine-te-ri"

Sport

Gazeta Express

04/01/2025 12:06

Lewandowski u ankua te vezët, Barça po kërkon shef kuzhine të ri

Sport

Gazeta Express

04/01/2025 12:06

Barcelona është në gjah për një kuzhinier të ri të ekipit, pas një ankese nga ylli polak, Robert Lewandowski.

Trajneri gjerman, Hansi Flick është ai i cili kërkoi për këtë ndryshim, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas “Sport”, Departamenti i Ushqimit te Barcelona, Drejtori Sportiv Deco dhe ish-kunati i Joan Laportas, Alejandro Echevarria janë duke mbajtur intervista për pozitën e kuzhinierit të ekipit.

Ndryshimi erdhi pas një ankese nga Lewandowski, të cilit s’i pëlqeu mënyra se si u përgatitën vezët.

Flick e dërgoi ankesën e polakut te bordi i klubit, duke kërkuar për një kuzhinier profesionist që të punësohet.

Trajneri gjerman e ka bërë të qartë se ai dëshiron të ketë kontroll në çdo aspekt të rikuperimit dhe fitnesit të lojtarëve, dhe dieta e lojtarit është pjesë e këtij synimi.

Kjo mënyrë e kontrollit të Flick është parë edhe të mënyra se si udhëton klubi pas ndeshjeve.

Derisa më herët Barcelona rikthehej menjëherë pas ndeshjeve, tashmë Flick i lë lojtarët të pushojnë natën pas ndeshjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement