Lewandowski synon ta thyejë rekordin e Ronaldos sonte kundër Tottenhamit - Gazeta Express

Lewandowski synon ta thyejë rekordin e Ronaldos sonte kundër Tottenhamit

Sport

Gazeta Express

11/12/2019 17:00

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, synon të futet në histori të Ligës së Kampionëve sonte gjatë vizitës së Tottenhamit në Allianz Arena.

Yllit polak i duhen dy gola kundër skuadrës së Jose Mourinhos për ta vendosur rekordin për më së shumti gola në gazën grupore në Ligën e Kampionëve – një rekord që mbahet nga Cristiano Ronaldo që prej sezonit 2015/16, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez i kishte shënuar 11 gola në fanellën e Real Madridit atë sezon.

Bayern dhe Tottenham do të takohen në ndeshjen përmbyllëse në grup, por nuk kanë për çfarë të luajnë, sepse të dyja e kanë siguruar kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions.

Por Lewa ka për çfarë të luajë sonte, me dy gola së paku, ai do ta thyejë rekordin për më së shumti gola nga një futbollist në fazën grupore në një edicion të Ligës së Kampionëve.

Lewandowski i ka 10 gola në pesë ndeshje në Champions këtë sezon. /Gazeta Express/