Lewandowski: Nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayernin, sot mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit - Gazeta Express
string(105) "lewandowski-nuk-do-te-nenshkruaje-kontrate-te-re-me-bayernin-sot-mund-te-kete-qene-ndeshja-ime-e-fundit-1"

Lewandowski: Nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayernin, sot mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 22:34

Robert Lewandowski ka konfirmuar se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichin.

Kontrata aktuale e sulmuesit polak me kampionin gjerman skadon më 30 qershor të vitit të ardshëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk do të nënshkruajë kontratë të re. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. I thashë klubit që nëse vjen një ofertë, atëherë duhet të mendojmë për të, gjithashtu edhe për klubin”, tha Lewandowski.

34-vjeçari gjithashtu tha se ndeshja e sotme ndaj Wolfsburgut mund të ketë qenë e fundit për të me fanellën e “Bavarezëve”.

“Është shumë e mundur që kjo të ishte ndeshja ime e fundit për Bayernin. Nuk mund ta them këtë në 100%, por mund të ketë qenë”, deklaroi ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit.

Lewandowksi është i lidhur me një transferim te Barcelona, por që Bayern Munichi thuhet se nuk po pranon që ai të largohet këtë vit. /Gazeta Express/