Robert Lewandowski është afër një rekordi historik në La Liga, i cili mbahet nga legjenda braziliane Ronaldinho.
Që kur iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022, sulmuesi polak është bërë pika kryesore e sulmit për Blaugrana.
Deri tani, ai i ka zhvilluar 176 ndeshje me fanellën e klubit dhe i ka shënuar gjithsej 114 gola në të gjitha kompeticionet, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Në La Liga, 38-vjeçari deri tani i ka 79 gola në 57 ndeshje — dhe me një gol më shumë, ai do ta barazojë shifrën e 58 ndeshjeve me gola të Ronaldinhos në këtë kategori, të regjistruar nga braziliani gjatë pesë sezoneve të tij në klub.
Gjatë sezonit aktual, polaku i ka zhvilluar 18 ndeshje në kampionat, prej të cilave ka qenë titullar në 9 takime dhe i ka shënuar 10 gola, duke e shënuar rreth një gol në çdo 92 minuta.
Performanca e tij e tregon një vazhdimësi të madhe në realizim, që po e ndihmon Barcelonën në objektivat e saj.
Në këtë sezon, Lewandowski gjithashtu ka barazuar emra si Valverde dhe Ronald Koeman për numrin e ndeshjeve në të cilat ka shënuar në ligë, duke treguar konsistencë sezon pas sezoni. /Gazeta Express