Lewandowski i pandalshëm, 29 gola në 30 ndeshje - Gazeta Express
string(46) "lewandowski-i-pandalshem-29-gola-ne-30-ndeshje"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2025 11:01

Lewandowski i pandalshëm, 29 gola në 30 ndeshje

Futboll

Gazeta Express

27/01/2025 11:01

Robert Lewandowski është duke e kaluar një sezon të jashtëzakonshëm.

Veterani polak e riktheu formën e dikurshme duke u “ringjallur” nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, me të cilin kishte punuar edhe në Bayern Munich.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayernit ka dhënë kontribut të madh në efektivitetin e sulmit të Barcelonës, i cili po konsiderohet si një “makineri e golit”, shkruan “Gazeta Express”.

Nga 101 golat e shënuar të gjigantit katalunas, 15 futbollistë kanë kontribuuar së bashku me Lewan, i cili prin në listë me 29 gola të shënuar nga 32 ndeshje të zhvilluara.

Gola të tjerë kanë shënuar edhe Raphinha (23 gola), Lamine Yamal (9), Ferran Torres (7), Dani Olmo (6), Pedri, Pablo Torre (4), Kounde, Fermín López (3), Iñigo Martinez, Gavi, Pau Víctor, Eric Garcia, Frenkie de Jong (2) dhe Balde (1), ndërsa janë shënuar edhe dy autogola.

59 gola Barça i ka shënuar në La Liga, 26 në Ligën e Kampionëve, 9 në Copa del Rey dhe 7 në Superkupën e Spanjës.

E Lewa aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, gjë që e konfirmon formën e tij kulmore. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement