string(53) "lewa-sdo-te-luaje-per-polonine-pa-u-nderruar-trajneri"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2025 11:25

Lewa s’do të luajë për Poloninë pa u ndërruar trajneri

Futboll

Gazeta Express

09/06/2025 11:25

Robert Lewandowski thotë se nuk do të luajë për Portugalinë derisa selektor i saj të jetë Michal Probierz për shkak të humbjes së besimit në menaxhmentin e tij.

36 vjeçari nuk u ftua për ndeshjet e qershorit kundër Moldavisë dhe Finlandës, duke preferuar ta pushojë trupin dhe trurin, një përfundim që tha se e kishte nxjerrë së bashku me klubin e tij.

Por tash, futbollisti i Barcelonës tha që s’do t’i përgjigjet më ftesës së Kombëtares derisa trajner të jetë Probierz.

“Duke i marrë parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit në trajnerin, kam vendosur të heq dorë nga luajtja për ekipin kombëtar të Polonisë për aq kohë sa ai të mbetet në krye”, shkroi 36 vjeçari në rrjetin social “X”, përcjell “Gazeta Express”.

“Shpresoj që të jem në gjendje të luaj për tifozët më të mirë në botë përsëri”, shtoi Lewa, i cili i ka zhvilluar 158 ndeshje me Kombëtaren dhe i ka realizuar 85 gola, një rekord absolut për Poloninë.

Probierz e mori në dorë Poloninë që nga viti 2023, kur e kishte zëvendësuar Fernando Santosin, pasi paraprakisht e kishte drejtuar ekipin U-21.

52 vjeçari e kishte udhëhequr Poloninë në Euro 2024, por ekipi i tij nuk e fitoi asnjë ndeshje në atë turne duke u eliminuar në fazën e grupeve.

Polonia e mposhti Moldavinë 2:0 në miqësoren e së premtes.

Lewandowski nga ana e tij mungoi në ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës, me të cilën megjithatë i shënoi 42 gola në 52 ndeshje në sezonin 2024-25, përfshirë këtu finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit dhe ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Ai megjithatë u rikthye në tri ndeshjet e fundit të sezonit, ndërsa e festoi titullin e kampionit të Spanjës me “Blaugrana”. /Gazeta Express

aaaaa