Lëvizte pistoletë me vete, policia shoqëron 12-vjeçarin në Kavajë - Gazeta Express
string(64) "levizte-pistolete-me-vete-policia-shoqeron-12-vjecarin-ne-kavaje"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2025 11:35

Lëvizte pistoletë me vete, policia shoqëron 12-vjeçarin në Kavajë

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2025 11:35

Ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kavajë, ku një 12-vjeçar është kapur nga policia me një pistoletë dhe municion luftarak. Sipas informacionit të siguruar nga bashkëpunimi me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë mundur të lokalizojnë dhe kapin të miturin me banim në fshatin Luz i Vogël. Ai mbante me vete një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë luftarak.

Pas arrestimit të tij, janë shoqëruar dhe proceduar penalisht babai i 12-vjeçarit, shtetasi B.A., 35 vjeç, për veprën penale të ‘keqtrajtimit të të miturve’. Ndërkohë, policia po bashkëpunon me Prokurorinë për të hetuar origjinën e armës dhe për të dokumentuar mundësitë e tjera të lidhura me veprimtarinë e të miturit dhe babait të tij.

Për shkak të moshës së tij, 12-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa arma është sekuestruar si prova materiale. Investigimi vijon për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe rrethanat e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement