Lëvizte me armë nëpër Tiranë, arrestohet 33 vjeçari me të shkuar kriminale - Gazeta Express
string(73) "levizte-me-arme-neper-tirane-arrestohet-33-vjecari-me-te-shkuar-kriminale"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2025 10:15

Lëvizte me armë nëpër Tiranë, arrestohet 33 vjeçari me të shkuar kriminale

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2025 10:15

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet. Forcat “Shqiponja” e ndaluan atë në rrugën “Sali Butka”, dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e pajisur me krëhër dhe municion luftarak.

Policia ka njoftuar gjithashtu se 33-vjeçari me inicialet A.N ka precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve dhe arrestimi i tij është bërë për të parandaluar mundësinë e përdorimit të armës në aktivitete kriminale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement