Lëvizja Demokratike: Mbështetje e palëkundur për rolin udhëheqës të SHBA në paqen globale dhe sigurinë rajonale - Gazeta Express
string(110) "levizja-demokratike-mbeshtetje-e-palekundur-per-rolin-udheheqes-te-shba-ne-paqen-globale-dhe-sigurine-rajonale"

Maqedoni

Gazeta Express

02/03/2026 15:27

Lëvizja Demokratike: Mbështetje e palëkundur për rolin udhëheqës të SHBA në paqen globale dhe sigurinë rajonale

Maqedoni

Gazeta Express

02/03/2026 15:27

Lëvizja Demokratike shprehu mbështetje të qartë dhe të palëkundur për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e paqes globale, stabilitetit rajonal dhe rendit demokratik ndërkombëtar, në kontekstin e sfidave të shumta gjeopolitike, përfshirë tensionet me Iranin.

Në një komunikatë për media, partia vlerëson se qëndrueshmëria, vendosmëria dhe përgjegjësia strategjike e SHBA-ve përbëjnë garanci për sigurinë kolektive, ndërsa politika amerikane e parandalimit, mbështetja e aleatëve dhe angazhimi për siguri ndërkombëtare janë themel për një botë më të qëndrueshme.

“Çdo përpjekje për të frenuar destabilizimin në Lindjen e Mesme është njëkohësisht kontribut për sigurinë e Evropës dhe rajonit tonë,” thuhet në reagim.

Lëvizja Demokratike thekson se, si shtet anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut e ka të qartë se partneriteti strategjik me SHBA-të është shtyllë e sigurisë kombëtare dhe zhvillimit demokratik, ndërsa aleanca transatlantike përfaqëson garanci për stabilitet, investime dhe perspektivë euroatlantike.

Partia shqiptare në pushtet shton se qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve në çdo përpjekje për ruajtjen e paqes, parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe forcimin e arkitekturës globale të stabilitetit, duke vlerësuar se lidershipi amerikan mbetet faktor kyç për një rend botëror të bazuar në rregulla, përgjegjësi dhe siguri afatgjate.

Advertisement
Advertisement
Advertisement