Lëvizja Demokratike formon nëndegën “Adem Jashari” në Çair - Gazeta Express
string(56) "levizja-demokratike-formon-nendegen-adem-jashari-ne-cair"

Maqedoni

Gazeta Express

31/01/2025 22:16

Lëvizja Demokratike formon nëndegën “Adem Jashari” në Çair

Maqedoni

Gazeta Express

31/01/2025 22:16

“Lëvizja Demokratike (LD) ka formuar nëndegën e saj më të re, të emëruar “Adem Jashari”, në Çair të Shkupit.

Manifestimi për zyrtarizimin e kësaj nëndege u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke e bërë që ky organizim të ngjajë më shumë me një tubim madhështor sesa me një proces të zakonshëm strukturimi.

Në kuadër të këtij organizimi, për kryetar të nëndegës “Adem Jashari” u zgjodh Eroll Rexhepi nga lagjja Serovë, i cili pritet të udhëheqë strukturën e re drejt fuqizimit të mëtejshëm të LD-së në këtë zonë.

Masiviteti i këtij manifestimi konsiderohet tregues i mbështetjes në rritje për Lëvizjen Demokratike në Çair dhe i përfshirjes së gjerë qytetare në zhvillimet e reja politike” njoftojnë nga Lëvizja Demokratike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement