Lëvizja Besa bën propozimet e para për drejtor, ja emrat - Gazeta Express

Lëvizja Besa bën propozimet e para për drejtor, ja emrat

Gazeta Express

19/10/2020 21:23

Abdush Demiri është propozimi i Lëvizjes Besa për drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Adnan Aziri nëse merr leje nga qeveria, do të ulet në Hekurudha dhe Transport, Senat Ahmeti në inspektoratin për vetëqeverisje lokale.

Propozimet e tjera për pozitat e drejtorit, sipas informacioneve nga Lëvizja Besa duhet të vendosen gjithashtu nga degët e partisë.Reklame

Këto propozime u miratuan sonte në një takim në kryesinë e partise dhe do t’i propozohen Qeverisë në përputhje me shpërndarjen e pjesës së drejtorive mes partive të koalicionit.

Sipas informacioneve të fundit, një pjesë e drejtorëve pritet që të emërohen në seancën e nesërme qeveritare.