string(74) "levizja-bashke-e-arlind-qorit-prezanton-programin-per-zgjedhjet-e-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 10:18

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezanton programin për zgjedhjet e 11 majit

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 10:18

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezantoi mbrëmjen e djeshme programin e saj qeverisës për zgjedhjet e 11 majit. Programi i punuar nga rreth 50 ekspertë dhe profesionistë, sipas “Lëvizja Bashkë” synon të ofrojë zgjidhje për krizën ekonomike dhe sociale të vendit.

Në event, drejtuesit dhe aktivistët e Lëvizjes paraqitën katër shtyllat kryesore: shteti zhvillimor, shteti social, shteti i së drejtës dhe pjesëmarrja demokratike. Programi fokusohet në zhvillimin e sektorëve si bujqësia, industria dhe turizmi, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit. Po ashtu, Lëvizja Bashkë angazhohet për rritjen e pensioneve, arsim dhe shëndetësi universale dhe cilësore, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lexo Edhe:

Ky program do të jetë udhërrëfyesi i Lëvizjes jo vetëm për zgjedhjet e majit, por edhe për dekadën e ardhshme.