Lëvizja Arbëria i bashkohet VLEN-it, Mexhiti: Do të dalim bashkë në zgjedhje, kjo është fitore për të gjithë shqiptarët - Gazeta Express
string(116) "levizja-arberia-i-bashkohet-vlen-it-mexhiti-do-te-dalim-bashke-ne-zgjedhje-kjo-eshte-fitore-per-te-gjithe-shqiptaret"

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 14:19

Lëvizja Arbëria i bashkohet VLEN-it, Mexhiti: Do të dalim bashkë në zgjedhje, kjo është fitore për të gjithë shqiptarët

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 14:19

Koalicioni VLEN dhe Lëvizja Arbëria nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Kreu i LD-së, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN vazhdimisht po zgjerohet, ndërsa theksoi se personalitetet në Lëvizjen Arbëria kanë hise edhe në rezultatin e VLEN në zgjedhjet parlamentare, pasi kanë mbështetur VLEN-in në vazhdimësi. Bekim Faziliu nga Lëvizja Arbëria tha se ka pasur proces të gjatë bisedimesh e konsultimesh me qytetarët në terren për këtë hap.

“Prej sot e tutje jemi koalicion i përbashkët si VLEN dhe do të jemi bashkë në të gjitha komunat duke filluar nga Likova deri në komunën e Strugës, pra ju urojmë mirëseardhje, ju urojmë bashkëpunim të sinqertë, bashkëpunim vëllazëror edhe pse kjo nuk ka ardhur brenda natës, kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, për hir të së vërtetës pra Lëvizja Arbëria si individ dhe si personalitete na kanë mbështetur në vazhdimësi”, tha mes tjerash Mexhiti.

“Nuk është një hap i thjesht formal, është fryt i një procesi të gjatë bisedimesh edhe konsultimesh edhe me strukturat tona dhe me qytetarët në terren”, shtoi Fazliu.