Leverkuseni lëshon pikë të rëndësishme, ndalet me barazim nga Wolfsburgu - Gazeta Express
string(71) "leverkuseni-leshon-pike-te-rendesishme-ndalet-me-barazim-nga-wolfsburgu"

Sport

Gazeta Express

08/02/2025 17:37

Leverkuseni lëshon pikë të rëndësishme, ndalet me barazim nga Wolfsburgu

Sport

Gazeta Express

08/02/2025 17:37

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit gjerman, Bayer Leverkuseni, ka lëshuar pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të të Bundesligës.

Leverkuseni të shtunën pasdite barazoi pa gola në udhëtim me Wolfsburgun.

Vendësve iu anulua goli i Konstantinos Koulierakisit në minutën e shtatë për shkak të pozitës jashtë loje.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni ka 46 pikë dhe është në pozitën e dytë.

Lider është Bayern Muencheni me 54 pikë.

Wolfsburgu ka 30 pikë në mesin e tabelës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement