Levante ia prish matematikat Barcelonës për titull në La Liga - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

11/05/2021 23:50

Me i fundit

Levante ia prish matematikat Barcelonës për titull në La Liga

Futboll

Gazeta Express

11/05/2021 23:50

Levante është treguar arrë e fortë për Barcelonën sonte pasi që ka arritur që ta kthejë dy herë rezultatin për të barazuar në fund. Messi (25), Pedri (34) dhe Dembele (64’) shënuan për Barcelonën kurse për Levanten Melero (57), Morales (59) dhe Leon (83) për Levanten

Barcelona ka kiksuar sonte në Levante duke barazuar me rezultat 3-3, për ta bërë kështu një hap prapa për titullin e kampionit në La Liga.

Katalunasit e nisën shumë mirë këtë ndeshje duke kaluar në epërsi që në minutën e 25-të.

Lionel Messi shënoi një gol të bukur me vole për epërsinë e parë të Barcelonës në këtë ndeshje.

Dembele dhe Pedri ishin kreator të golit të dytë e ku Pedri do të shënonte në minutën e 34-të të ndeshjes për 0-2, me të cilin rezultat përfundon edhe pjesa e parë, shkruan GazetaExpress.  

Në pjesën e dytë Levante do të rikthehej në lojë.

Fillimisht Melero (57) dhe Morales (59) do ta barazonin rezultatin duke shënuar dy gola për dy minuta në portën e ter Stegen.

Megjithatë, Barcelona do të rikthehej në lojë duke shënuar gol në minutën e 64-të me anë të Dembele.

Por, kur pritej që Barcelona ta kryente këtë ndeshje, reaguan vendasit për ta barazuar rezultatin në 3-3.

Ishte Sergio Leon që pasi mori një top nga Tono barazoi rezultatin në minutën e 84-të të ndeshjes.

Messi me shokë tentuan që ta kthejnë epërsinë por kjo ishte e pamundshme dhe kështu komplikohen gjasat për titull të kampionit.

Pas barazimit Barcelona është në vendin e dytë me 76 pikë, një më pak se Atletico dhe një më shumë se Real Madrid por që dy skuadrat nga Madridi kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/