Leutrim Rexhepi është fitues i garës së katërt në disiplinën super auto sllallom, e cila u mbajt të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Anëtari i AK Ferizajt, dy vozitjet në shtegun me gjatësi prej 1.7 kilometra i kaloi për kohën 03:24.254 minuta (01:42.704 dhe 01:41.550).
Fitorja e Leutrimit pati vlerë të trefishtë dhe ai është shprehur i kënaqur me këtë fakt.
“Jam i lumtur për këtë fitore, pasi pati vlerë të trefishtë. Përveç në aspektin personal, fitorja e ndihmoi AK Ferizajn të jetë në pozitën e parë në plasmanin ekipor, e çka është edhe më e rëndësishme, me këtë fitore jemi edhe kampionë në plasmanin gjeneral të disiplinës super auto slllallom”, ka thënë Leutrimi pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.
Në pozitën e dytë, në plasmanin gjeneral u rendit Egzon Ukëhaxhaj i Prishtina RT, i cili me Opel Astra, në krahasim me fituesin pati vonesë prej 09.248 sekonda.
Podiumi i fituesve u plotësua me Arjeta Ryshën, e cila sivjet është duke shkëlqyer.
Javën e kaluar ajo e siguroi titullin e kampiones në klasën e saj në disiplinën malore, ndërsa sot doli e para në Klasën 4 në super auto sllallom si dhe treta në plasmanin gjeneral.
AK Ferizaj i takoi pozita e parë në plasmanin ekipor me 60 pikë, aq sa pati edhe Prishtina RT në pozitën e dytë, por ferizajasit patën kohë më të shpejta, që ishte përcaktuese në renditje, derisa në pozitën e tretë u rendit AMTKK.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1. Gjengiz Hajrullahu (AMTKK – Renault Clio)
Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1. Dren Mariqi (AMTKK – Citroen C2)
Klasa 3 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 1)
1. Brunilda Gjura (Prishtina RT – Fiat Punto)
Klasa 4 (mbi 2000 ccm – Grupi 1)
1. Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW)
2. Leutrim Krasniqi (Prishtina RT – Golf)
3. Driton Qerimi (Prishtina RT – BMW)
4. Suanda Jabllanica (AMTKK – Skoda)
5. Vehad Qorrolli (Vjosa – BMW)
Klasa 6 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)
1. Ardrit Namligjiu (Ferizaj – Skoda)
Klasa 7 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 2)
1. Arlind Ramadani (Prishtina RT – Opel Astra)
Klasa 8 (mbi 2000 ccm – Grupi 2)
1. Fatbardh Qerimi (Prishtina RT – BMW)
2. Valon Jaha (Prishtina RT – BMW)
3. Pajtim Qupeva (AMTKK – Audi A3)
Klasa 9 (deri 1400 ccm – Grupi 3)
1. Hysen Iseni (Ferizaj – Peugeot)
2. Elldonis Llapashtica (Eurogoma RT – Suzuki Swift)
Klasa 11 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 3)
1. Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf)
2. Egzon Ukëhaxhaj (Prishtina RT – Opel Astra)
3. Nicusor Fota (Prishtina RT – Renault Clio)
4. Valdrin Krasniqi (Ferizaj – Opel Astra)
Plasmani gjeneral:
1. Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf)
2. Egzon Ukëhaxhaj (Prishtina RT – Opel Astra)
3. Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW)
Plasmani ekipor:
1. AK Ferizaj 60 pikë
2. Prishtina RT 60
3. AMTKK 52
4. Eurogoma RT 15
5. Vjosa 8