Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pas pesë vitesh qëndrimi në Uashington pritet të kthehet në vend. Ish-zyrtarja e PDK-së me anë të një letre dërguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ambasadores. Gazeta Express ka siguruar letrën që Çitaku ia ka dërguar Thaçit në shtator të këtij viti.
Presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar dje dekretin për tërheqjen e bashkëpunëtores së tij shumëvjeçare, ambasadores Vlora Çitaku, nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas pesë vjetëve shërbimi në Uashington, Vlora Çitaku do të kthehet përfundimisht në Kosovë. Kthimi i saj nisi me shkarkimin nga ish-kryediplomati Glauk Konjufca e tash ai është nënshkruar nga presidenti Thaçi.
Çitaku i ka shkruar presidentit Thaçi një letër në shtator të këtij viti, duke i kërkuar të njëjtit lirimin nga detyra e ambasadores.
Ajo ka thënë se është nder që ta përfaqësojë Kosovën në SHBA, teksa shton se me qëllim të lehtësimit të tranzicionit në misionin diplomatik, është e gatshme të qëndrojë në detyrë për një periudhë të arsyeshme.
Gazeta Express ju sjell letrën e plotë: