Letra për Santianën: Je më e fortë vetëm, s’të duhet shfrytëzuesi që të përdori për intrigat e tij - Gazeta Express
string(95) "letra-per-santianen-je-me-e-forte-vetem-ste-duhet-shfrytezuesi-qe-te-perdori-per-intrigat-e-tij"

TV/Film

Gazeta Express

04/12/2023 22:28

Letra për Santianën: Je më e fortë vetëm, s’të duhet shfrytëzuesi që të përdori për intrigat e tij

TV/Film

Gazeta Express

04/12/2023 22:28

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, për Santianën ka arritur letra e shumë pritur nga partneri i saj jashtë shtëpisë.

Santiana e zotuar ta ndalojë lojën në BBVK nëse i kërkohet nga partneri, morri një porosi krejt tjetër.

“Prisja të ishte një furtunë, një uragan siç je jashtë, që merr çdo gjë përpara e s’ndalesh asnjëherë, kundrejt asnjë sfide. Por, larg nga pritshmëritë, ndodhi që në rrugë të shfrytëzoheshe për lojën e dikujt tjetër, pa menduar fare për pasojat. Ti Santi u keqpërdore. Mesazhin e parë e ke marrë nga nëna, ky i imi është i fundit mbi këtë pjesë”, u tha në letër.

“Shumë më e fortë je vetëm. Në këtë rrugëtim s’të duhet shfrytëzuesi që të përdorë për intrigat e tij”, u tha tutje.

Për të dëgjuar letrën e plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement