Letra e Ray Liotta dedikuar babait të tij - Gazeta Express
string(41) "letra-e-ray-liotta-dedikuar-babait-te-tij"

Letra e Ray Liotta dedikuar babait të tij

Arte

Gazeta Express

27/05/2022 15:00

Përshëndetje, baba.

Më duket sikur ka kaluar një jetë e tërë, kur isha pak më shumë se një metër i gjatë,

Lexo Edhe:

peshoja maksimumi 30 kile, por isha akoma yt bir. Më kujtohen ato mëngjeset e të shtunave kur shkoja të punoja me babain tim, me atë kamionin e madh të gjelbër. Më dukej sikur ishte kamioni më i madh i botës. Më kujtohet se sa e rëndësishme ishte puna jonë… dhe që nëse nuk do të ishte për ne, njerëzit do të kishin vdekur së ftohtit. Për mua, ti ishe njeriu me i fortë në botë, babi. E mban mënd kur mamaja vishej si Loretta Young? Akulloret, ndeshjet e futbollit, Wayne dhe Toni? Ditën kur u nisa për në Kaliforni dhe u ktheva në shtepi i ndjekur nga FBI dhe kur ai agjenti i FBI u gjunjëzua për të me veshur këpucët, ti i the: “Ai është vendi yt, bir kurve; ti veshësh këpucët Xhorxhit”. Ajo qe e bukur, vërtetë e veçantë. Të kujtohet, baba? Kur më the se paratë nuk janë realiteti? Eh plaku im, tani që jam 42 vjeç e kuptova atë që po përpiqeshe të më thoshe, shumë vite më parë… tani më në fund e kuptova. Ti je me i miri, baba. Do të kisha dashur të bëja me shumë për ty… të kisha më shumë kohë…sidoqoftë… “Paç erën nën gji, dielli të ndriçoftë fytyrën, dhe era e fatit të çoftë lart për të vallëzuar me yjet.

Të dua shumë.

Me dashuri, Xhorxhi.

/Gazeta Express