“Letra e Bërnabiq nuk është tërhequr”, Bislimi deklaron se Lajçak deshi të thoshte diçka tjetër në Prishtinë - Gazeta Express
string(105) "letra-e-bernabiq-nuk-eshte-terhequr-bislimi-deklaron-se-lajcak-deshi-te-thoshte-dicka-tjeter-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 17:06

“Letra e Bërnabiq nuk është tërhequr”, Bislimi deklaron se Lajçak deshi të thoshte diçka tjetër në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 17:06

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot pas takimit që pati në Bruksel në kuadër të dialogut me emisarin Miroslav Lajçak tha se nuk është tërhequr letra e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, drejtuar shteteve anëtare ku thotë se Serbia është tërhequr nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas Bislimit, Lajçaku “konfirmoi sot se ai donte të thoshte se Serbia po punon për ta tërhequr atë letër” dhe se ajo nuk është tërhequr.

Lexo Edhe:

Gjatë vizitës së fundit që Lajçak pati në Kosovë në një deklarim për media kishte thënë se letra e Bërnabiqit është tërhequr.

“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje”.

“Letra është tërhequr. Ka deklarata këtu e atje që nuk ndihmojnë fare, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe përtej kësaj, marrëveshja është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, kishte thënë ai.

Në Serbi këtë deklaratë të Lajçakut as s’e kishin mohuar as pohuar.

Tërheqja e letrës nga Bërnabiq është kërkesë e Qeverisë së Kosovës për nisjen e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit./Express/