string(54) "leter-e-hapur-per-arben-taravarin-i-dashur-adash-arben"

Maqedoni

Gazeta Express

10/06/2025 14:33

Letër e hapur për Arben Taravarin: I dashur adash, Arben

Maqedoni

Gazeta Express

10/06/2025 14:33

Zv/kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të ASH-së së Taravarit, Arben Fetahi i është drejtuar ish kryetarit të partisë së tij Arben Taravarit me një letër të hapur pasi që ky i fundit dje përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, e akuzonte për tradhëti dhe përçarje Fetahin.

Në vijim keni letrën e plotë të Fetahit, drejtuar Taravarit.

Letër e hapur për Arben Taravarin

I dashur adash, Arben,

Të kam thirrur vëlla për shumë vite. Të kam qëndruar afër në betejat më të vështira, si shef kabineti e në shumë role të tjera përkrah teje, jo për poste e as për paga, por për një ideal të përbashkët dhe për shpresën që ke përfaqësuar.

Sot, me dhimbje e me habi, shoh propagandën gebelsiane dhe akuzat e pështira që më ke bërë. Qesharake është të thuash se jam shitur për një rrogë prej 1.890 eurosh, një shumë që nuk i afrohet as së një të dhjetës së të ardhurave që kam lënë pas për t’u kthyer këtu. Ti e di fort mirë se financiarisht jam komod – zyrtarisht ministri më komod ndër të gjithë, sipas deklarimeve tona publike të pasurisë – dhe se çdo gjë e kam bërë me punë të ndershme, gjithmonë në sektorin privat, kurrë në atë publik. Unë, adash, jap llogari për çdo cent, ama bash çdo cent, para fisit, para aktivistit, para qytetarit dhe para institucioneve të shtetit. Në politikë, pak janë ata që mund të mburren me këtë.

Ti e di shumë mirë që nuk jam kthyer për para dhe se nuk më animon lakmia. Jam kthyer sepse ti vetë më the: “Hajde, vëlla, ta mbyllim kapitullin e BDI-së deri në zgjedhjet lokale.” Besa-besë. Dhe erdha, erdha sepse të kam besuar.

Adash,