LETËR E HAPUR AMBASADORËVE TË SHTETEVE TË QUINT-it NË KOSOVË - Gazeta Express
string(60) "leter-e-hapur-ambasadoreve-te-shteteve-te-quint-it-ne-kosove"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

04/04/2021 17:39

LETËR E HAPUR AMBASADORËVE TË SHTETEVE TË QUINT-it NË KOSOVË

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

04/04/2021 17:39

KOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “FËMIJË PLËNGPRISHËS”

Shkruan: Arbër Stublla

Ne festen e PASHKVE ku edhe ase nje nga spekti politik nuk iu kujtua të uroj festen e Pashkve…

Ambasadorë të nderuar!

Festa e Pashkëve na kujton ngjarjen më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Ju lutemi, që pas gjithë zhvillimeve të djeshme në skenën politike kosovare, të ndërhyni dhe t’i jepni kuptimin e vërtetë festës së Pashkëve. Një “fëmijë plëngprishës” për as një moment nuk do përfaqësojë unitetin e spektrit politik e as të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova ka plot gra e burra të ndershëm që mund të jenë në krye të shtetit. Kosovës, vërtet i duhet një president konsensual dhe jo një figurë përçarëse. Kryeministri Kurti nuk është Mesia – shpëtimtari dhe shëlbuesi i Kosovës, as zonja Osmani “qengji i Pashkëve”. Thjesht, me veprimet e djeshme, treguan se janë më shumë se të gatshëm për të krijuar kaos; veprimet e tyre të ngjallin dyshimin se kemi të bëjmë me prirje diktatoriale.

Duke ju falënderuar për gjithë angazhimin dhe kontributin Tuaj, ju uroj nga zemra: GËZUAR PASHKËT!