Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur të hënën ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë viktimë të një “gjuetie shtrigash” – term që Trump e përdor vazhdimisht për të përshkruar trajtimin e tij nga kundërshtarët politikë.
“I vetmi gjykim që duhet të ndodhë është ai nga zgjedhësit e Brazilit – quhet zgjedhje. Lëreni Bolsonaron rehat”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Trump tutje ka shtuar se,”Brazili po bën një gjë të tmerrshme në trajtimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro.”
Bolsonaro, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me Trump kur të dy ishin në detyrë, po përballet në Brazil me akuza për komplot për grusht shteti, me qëllim të pengojë Luiz Inacio Lula da Silva të marrë detyrën në janar 2023.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...