Leonora Jakupi reagon për James Rubin: “Faleminderit shumë, zoti Rubin” - Gazeta Express
string(67) "leonora-jakupi-reagon-per-james-rubin-faleminderit-shume-zoti-rubin"

Yjet

Gazeta Express

17/09/2025 20:14

Leonora Jakupi reagon për James Rubin: “Faleminderit shumë, zoti Rubin”

Yjet

Gazeta Express

17/09/2025 20:14

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Madeleine Albright dhe ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka dhënë së fundmi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë deklaratave të tij, Rubin vlerësoi rolin e Thaçit gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar kontributin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe aftësinë për të ruajtur marrëdhënie me ndërkombëtarët në një periudhë të vështirë historike.

Ky gjest dhe dëshmia e Rubin nuk ka kaluar pa u komentuar nga artistët shqiptarë, të cilët shpesh kanë marrë qëndrime të forta për çështjet kombëtare. Një reagim i veçantë ka ardhur nga Leonora Jakupi, këngëtarja e njohur që ka qenë një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare ndër vite.

Përmes një postimi në Instagram, Leonora ka publikuar një fotografi të James Rubin, duke shprehur falënderim publik për kontributin dhe mbështetjen e tij:

“Faleminderit shumë, zoti James Rubin,” ka shkruar ajo.

Fansat dhe ndjekësit e Leonorës kanë reaguar menjëherë, duke e përshëndetur qëndrimin e saj dhe duke vlerësuar mbështetjen e hapur ndaj figurave që kanë kontribuar për Kosovën.

Postimi tregon se Leonora vazhdon të jetë angazhuar dhe e lidhur me çështjet kombëtare, duke përdorur influencën e saj në rrjetet sociale për të shprehur respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë kontribuar në historinë e vendit.

Kohëve të fundit ajo ka mbështetur edhe protestat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, protesta që u organizuan në mbështetje te ish liderëve të UÇK-së që për momentin janë në qendër të paraburgimit në Hagë të Holandës.

Ky reagim i Leonorës vjen në një moment kur tema të tilla janë të ndjeshme dhe mbeten pjesë e diskutimeve publike në media dhe rrjetet sociale, duke treguar ndjeshmërinë dhe angazhimin e artistëve shqiptarë për çështjet kombëtare. /GazetaExpress/