Aktori amerikan Leonardo DiCaprio përjetoi një shqetësim në Ibiza kur policia nuk e njohu dhe videoja tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale.
Oficerët e ndaluan atë dhe grupin e tij përpara se të hynin në festë. DiCaprio shikoi telefonin e tij ndërsa priste radhën e tij për t’u kontrolluar.
Në sfond, dëgjohet një grua që thotë: “Po më kontrollojnë me kujdes tani.” Nuk dihet nëse është e dashura e DiCaprio-s, Vittoria Ceretti, e cila ishte me të në Ibiza.
Një burim i tha Page Six se policia nuk e ndaloi vetëm DiCaprio-n, siç u raportua fillimisht nga mediat amerikane.
“Çdo person u kontrollua dhe u identifikua”, tha ai, duke shtuar se në festë kishte shumë njerëz të tjerë të famshëm. Policët spanjollë nuk e njohën në fillim, por e lanë të hynte pasi përcaktuan identitetin e tij.
DiCaprio e ka zgjedhur Ibizën si destinacionin e tij të pushimeve verore disa herë vitet e fundit. Ai dhe e dashura e tij u fotografuan së fundmi në jahtin e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. /Telegrafi/