Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, duke iu referuar raportit të Institutit GAP, e pyeti kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se pse ka realizuar pak premtime.
Sipas raportit në fjalë, Rama ka përfunduar 43 premtime nga 206 të dhëna, në raport thuhet se 75 premtime nuk kanë filluar akoma.
“Sipas Instituti GAP Komuna e Prishtinës është prej komunave që ka realizu më së paku premtime. 206 premtime sipas GAP, Rama është ndër kryetarët që ka përmbushur më së paku premtime të dhëna në fushatë, nga premtimet e tij 75 nuk kanë filluar akoma, 54 kanë filluar, 34 janë gjysmë të përmbushur, vetëm 43 janë të përfunduara. Vetëm 20% të premtimeve të realizuara”, pyeti Kerquki.
Më pas, erdhi përgjigja e Ramës, duke thënë se kjo çështje nuk shikohet me përqindje, por me projekte – që sipas tij Komuna e Prishtinës ka realizuar më së shumti në gjithë Kosovën.
“Ti mundesh me shiku këtë në bazë të përqindjeve, ose të projekteve. Nëse e shikon sipas projekteve. Nëse e sheh numrin e projekteve që ka realizu Prishtina më së shumti në gjithë Kosovën. Nëse e sheh me projekte që nuk i kemi premtu e i kemi realizu atë e sheh realitetin. Sa i përket projekteve të mëdha që nga viti i parë unë kam kërku që buxheti i cili ka qenë i buxhetuar nga Qeveria e kalune siç në vitin e parë kam kërku që 14 projekte kyçe me u aluku në buxhetin e vitit të parë. I kam kërkuar 7 milionë atëherë për projtet tona me i rialoku, çfarë ka ndodhur Hekuran Murati ka thënë nuk bën”, ka thënë Rama. /Gazeta Express