Leonard Kerquki, Drejtor i Përgjithshëm i T7 dhe Gazetës Express - Gazeta Express
string(63) "leonard-kerquki-drejtor-i-pergjithshem-i-t7-dhe-gazetes-express"

Leonard Kerquki, Drejtor i Përgjithshëm i T7 dhe Gazetës Express

Lajme

Gazeta Express

15/11/2021 13:24

Bordi i kompanisë “MediaWorks”, pjesë e së cilës janë Gazeta Express dhe Televizioni T7, ka emëruar sot Drejtorin e ri të kompanisë, z. Leonard Kerqukin, i cili deri më tash ka ushtruar detyrën e Kryeredaktorit.

Leonard Kerquki, i cili nga viti 2010 ushtron detyrën e Kryeredaktorit të Gazetës Express e më pas edhe atë të Televizionit T7, nga sot do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë. Emërimi i Kerqukit vjen pas dorëheqjes së Drejtorit të deritashëm, z. Berat Buzhala.

Lexo Edhe:

Leonard Kerquki është pjesë e Gazetës Express nga tetori i vitit 2006 dhe është një prej themeluesve të Televizionit T7.

Karrierën e tij, ai e ka filluar në vitin 2004 si gazetar, kurse nga viti 2008 si redaktor i politikës në Gazetën Express. Në vitin 2010 emërohet Kryeredaktor i Gazetës Express. Në vitin 2016, Kerquki është autor dhe producent i disa emisioneve televizive që prodhonte në atë kohë mediumi.

Ai ishte autor i emisionit shumë të ndjekur “Zona Express”, me të cilin në vitin 2017 fiton edhe Çmimin e Parë të Bashkimit Europian për Gazetari Hulumtuese.

Nga viti 2018 Kerquki udhëheq emisionin “Pressing”, që sot është emisioni më i ndjekur politik në Kosovë.

Leonard Kerquki për disa vite ka qenë anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe anëtar i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë.