Interesimi për Leon Avdullahun po rritet ndjeshëm në arenën evropiane. Mesfushori 21-vjeçar i Kombëtares së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha, Milanit dhe Tottenham Hotspur.
Sipas raportimeve të fussballdaten, të dyja skuadrat po e monitorojnë nga afër talentin e Hoffenheim. Madje, skautët e Tottenhamit thuhet se janë të pranishëm pothuajse në çdo ndeshje të klubit gjerman për të ndjekur paraqitjet e tij.
Në anën tjetër, Milani kishte përgatitur një ofertë fillestare, por drejtuesit e Hoffenheim kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre, duke e konsideruar Avdullahun “jo në shitje” për momentin, çka ka ndalur përkohësisht bisedimet.
E ardhmja e mesfushorit kosovar pritet të jetë një nga temat më interesante në merkato. /GazetaExpress