Leon Avdullahu ndër më të palodhurit në Bundesliga - Gazeta Express
string(50) "leon-avdullahu-nder-me-te-palodhurit-ne-bundesliga"

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 21:56

Leon Avdullahu ndër më të palodhurit në Bundesliga

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 21:56

Mesfushori i Kosovës dhe i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, po spikat këtë sezon në Bundesliga jo vetëm me paraqitjet e tij, por edhe me angazhimin fizik.

Avdullahu renditet ndër lojtarët me më së shumti kilometra të vrapuar deri më tani në elitën e futbollit gjerman, duke arritur shifrën mbresëlënëse prej 254.6 kilometra.

Ky tregues konfirmon rolin e tij kyç në mesfushë, ku përveç organizimit të lojës, ai kontribuon edhe në fazën mbrojtëse dhe tranzicionin e shpejtë të skuadrës. Forma e tij është një sinjal pozitiv edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, që llogarit shumë në energjinë dhe disiplinën e tij taktike. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement