Leon Avdullahu para pak minutash ka mbërri në Kosovë për ta nisur aventurën e re me Dardanët.
Futbollisti i Hoffenheimit e zgjodhi Kosovën para Zvicrës dhe kështu veprimi i tij u konsiderua si heroik, ndërsa iu bë një pritje speciale në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Dhe, mesfushori kualitativ i dha fjalët e para para gazetarëve me të mbërri në tokën Dardane, shkruan “Gazeta Express”.
“Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha me Kosovën.”
Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për këtë e kam pasur më të lehtë të vendosi.”
“Personalisht nuk i njoh lojtarët e Kosovës, veç Fisnikun (Asllanin), ata të tjerët jo.”
“Shpresojmë që të fitojmë, që ta bëjmë një lojë të mirë. E dimë që Zvicra është favorite, por edhe ne e kemi ekipin e mirë, kështu që do të jetë një lojë e fortë.”
“Do ta jap çdo herë maksimumin për Kosovën.”
“Ishte një zgjedhje e zemrës, edhe më bindi projekti.”
“Shpresoj që edhe Albiani (Hajdari) të vijë te Kosova, por ai do të vendosë vetë.”
“Sa i përket kualifikimit, çdo gjë është e mundur, jam optimist dhe pozitiv çdo herë.”
Avdullahu është ftuar nga selektori Franco Foda për ndeshjet e shtatorit dhe të premten do të përballet pikërisht me Zvicrën, e cila e kërkoi deri para pak ditësh… /Gazeta Express