Leno buzë largimit nga Arsenali - Gazeta Express

Leno buzë largimit nga Arsenali

Futboll

Gazeta Express

14/09/2021 12:52

Bernd Leno pritet të largohet nga Arsenali, pasi e ka humbur vendin në ekipin e parë të trajnerit Mikel Arteta.

Aaron Ramsdale e ka fituar besimin e trajnerit për numrin një në portën e topçinjve, prandaj Leno do të largohet nga Emirates, sipas Daily Mail.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi i Gjermanisë u la në stol në fitoren e parë të Arsenalit në Premierligë këtë sezon, kundër Newcastle në fundjavë, pasi Arteta ia besoi portën portierit të porsaardhur anglez.

Leno pritet të mbetet jashtë ekipit të parë tani dhe kjo nënkupton se ai do të kërkojë të gjejë klub të ri ku mund të luajë rregullisht./Gazeta Express/