Lenjani: Nëse rrëzohet ndonjë aeroplan, Klinika Emergjente do t’i ketë vetëm 22 shtretër - Gazeta Express
string(85) "lenjani-nese-rrezohet-ndonje-aeroplan-klinika-emergjente-do-ti-kete-vetem-22-shtreter"

Lenjani: Nëse rrëzohet ndonjë aeroplan, Klinika Emergjente do t’i ketë vetëm 22 shtretër

Lajme

Gazeta Express

07/04/2021 23:48

Emergjenca është stërmbushur me pacientë. Drejtori i kësaj klinike shprehet se edhe në rast të ndonjë fatkeqësie, Klinika Emergjente do t’i ketë vetëm 22 shtretër.

Në të, drejtohen të gjitha rastet që kanë nevojë për intervenim emergjent.

Lexo Edhe:

Por, perveç tyre, tash e një kohë në Emergjencën e QKUK-së, po trajtohen edhe pacientët me Covid-19.

E kjo, ka bërë që Qendra Emergjente, të stërmbushet me pacientë.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, thotë se në rast të ndonjë fatkeqësie, kjo klinikë mund të jetë e limituar në ofrimin e shërbimeve.

Lenjani thotë se për 24 orë, në këtë klinikë rreth 300 pacientë kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore.

Ndërkohë, shtimi i rasteve pozitive me virus në muajt e fundit, ka shtyrë ekzekutivin të marrë masa të reja.

Por, të gjitha këto, infektologu Ilir Tolaj, po i quan vendime politike.

Por, ndryshe nga Tolaj, Rrahman Jashari nga SBASHK, po e mbështet vendimin e Qeverisë.

Nga e mërkura në Kosovë, kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid, të cilat janë në fuqi deri me 18 prill.