Lënë anash hatërmbetjet, Sabiani surprizon Ilir Shaqirin - Gazeta Express
string(55) "lene-anash-hatermbetjet-sabiani-surprizon-ilir-shaqirin"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 20:36

Lënë anash hatërmbetjet, Sabiani surprizon Ilir Shaqirin

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 20:36

Pas shumë aludimeve rreth miqësisë së tyre, Sabiani dhe Iliri i kanë dhënë  fund të gjithë pikëpyetjeve të ngritura.

Sabiani së fundmi i ka bërë një befasi mikut të tij në emisionin “S’e Luan Topi”, ku është paraqitur në skenë duke e habitur Ilirin

Lexo Edhe:

Të dz ata janë shprehur se nuk ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre por largësia i ka distancuar disi.

Sabiani: “Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim”.

Iliri: “Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky smë erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë spo i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty”.

Sabiani: “Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin”.
Iliri: “Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia”.

Sabiani: “Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur”.

Iliri: “E vërtetë është”.