Lëndohet Sesko, mund të mungojë ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(43) "lendohet-sesko-mund-te-mungoje-ndaj-kosoves"

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 16:25

Lëndohet Sesko, mund të mungojë ndaj Kosovës

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 16:25

Sulmuesi i Manchester United, Benjami Sesko është lënduar në përballjen dramatike kundër Tottenhamit që përfundoj 2-2, me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Në këtë ndeshje sulmuesi i kombëtares së Sllovenisë u fut në minutën e 58-të si zëvendësues mirëpo në përfundim të ndeshjes pas një përplasje me mbrojtësin e Tottenhamit Van de Ven, sulmuesi slloven u detyrua të lëshoj fushën.

E ky lëndim i Seskos vjen në prag të ndeshjes së kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë, ndeshje kjo që ka rëndësi dhe mund të jetë historike për kualifikimet e Kosovës në Botërorin 2026, shkruan Gazeta Express.

Ende nuk dihen detajet e lëndimit dhe kohëzgjatja e tij jashtë fushave, mirëpo ky lëndim i sulmuesit më të mirë të Sllovenisë do t’i jepte gjasa më shumë përfaqësueses së Kosovës për kualifikime.

/GazetaExpress/