Lëndohet një punëtor i Trepçës - Gazeta Express
string(30) "lendohet-nje-punetor-i-trepces"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 12:16

Lëndohet një punëtor i Trepçës

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 12:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në njësin biznesore në Stantërg.

Atje, një punëtor ka pësuar lëndime.

Kjo u konfirmua për FrontOnline nga kryetari i Sindikatës Ibrahim Jonuzi.

“Po, fatkeqësisht është e vërtetë. Një punëtor ka pësuar lëndime. Rreth gjendjes shëndetësore duhet të prononcohet kompania”, deklaroi ai.

“Ai është dërguar në QKUK, në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Unë kam qenë edhe e kam vizituar atë”, u shpreh Jonuzi