Një polic ka pësuar lëndime trupore derisa ishtë duke kryer detyrën e tij gjatë arrestimit të një personi të dyshuar. Rasti sipas njoftimit të Policisë ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanti më 02.05.2025 rreth orës 18:30.
Rasti është cilësuar si pengim ndaj personit zyrtar, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...