Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren - Gazeta Express
string(48) "lendohet-nje-person-ne-vendin-e-punes-ne-prizren"

Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren

Gazeta Express

26/11/2020 10:58

Një person nga Prizreni të mërkurën është lënduar në vendin e tij të punës, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, derisa policinë e ka njoftuar pronari i punëtorisë ku është lënduar punëtori.

Lexo Edhe:

Ai ka deklaruar se viktima ka lënduar aksidentalisht dorën e djathtë derisa ishte duke punuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull  kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë”, njofton policia.

Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal  dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, bën të ditur policia./GazetaExpress/