Lëndohet edhe një fëmijë në aksionin ku u vra polici në Prizren
Gazeta Express
28/01/2020 22:13
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e
Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të
lehta nga shpërthimi me eksploziv në Zhur të Prizrenit, nga i cili një zyrtar
policor mbeti i vdekur.
Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen
detajet e mjetit eksplodues.
“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë
bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk
dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i
yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është
kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.