Lëndohet Dani Olmo, do të mungojë 4-5 javë - Gazeta Express
string(41) "lendohet-dani-olmo-do-te-mungoje-4-5-jave"

Lëndohet Dani Olmo, do të mungojë 4-5 javë

Futboll

Gazeta Express

16/09/2024 14:06

Lajme të këqija për Barcelonën. Dani Olomo, i cili e pësoi një tërheqje muskilore në detbin katalunas kundër Gironës në Montilivi, do të mbetet jashtë fushës së blertë për një kohë.

Ish-futbollisti i Leipzigut mori pjeë në fitore duke e shënuar golin e tretë, por u zëvendësua pas një orë lojë, duke ia lënë vendin e tij Eric Garcias.

Lexo Edhe:

Në fund të ndeshje, trajneri Hansi Flick ishte i pari që tregoi se Dani Olmo e pati një dhimbje, ndërsa më pas lëndimi u konfirmua pasi futbollisti iu nënshtrua kontrolleve.

Me këtë rast, mediumi spanjoll “Sport” raporton se përfaqësuesi spanjoll do të mungojë katër deri në pesë javë, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se futbollisti ofanziv, përpos duelit të kësaj mesjave kundër Monacos në Ligën e Kampionëve, ai do të mungojë në ndeshjen e 25 shtatorit kundër Getafes, kundër Osasunës në El Sadar më 28 shtator dhe në përballjen e xhiros së dytë Young Boys në Champions më 1 tetor.

Mbetet në dyshim të fortë paraqitja e tij në Mendizorroza kundër Alaveris më 6 tetor.

Është e mundshme që Olmo të pushojë deri pas pauzës së Kombëtareve, për t’u rikthyer në pjesën e dytë të muajit tetor. /Gazeta Express/