Lëndohet Ardon Jashari, mund të mungojë ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(51) "lendohet-ardon-jashari-mund-te-mungoje-ndaj-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 15:47

Lëndohet Ardon Jashari, mund të mungojë ndaj Kosovës

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 15:47

Ardon Jashari ka pësuar lëndim dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Lecces.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Massimiliano Allegri, i cili shpjegoi se mesfushori shqiptar e ka pësuar një goditje në stërvitje, e cila do t’ia pamundësojë atij paraqitjen në xhiron e dytë të sezonit të ri në Serie A, shkruan “Gazeta Express”.

“Në mëngjesin e sotëm ai u lëndua pas njër përplasjeje me Gimenesin dhe do të mungojë kundër Lecces”, theksoi trajneri italian në konferencë për shtyp.

Me këtë rast vihet në dyshim prezenca e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut për Zvicrën ndaj Kosovës, ndeshje kjo që do të luhet më 5 shtator në Basel.

Stafi mjekësor i Milanit shpejt do të tregojë për natyrën e lëndimit dhe për periudhën sa do të qëndrojë jashtë fushës së blertë mesfushori i ri Kuqezi, të cilin gjiganti italian e bleu javë më parë nga Club Brugge.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e zbuloi sot listën e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit, ndërsa aty figuronin dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. /Gazeta Express