Lëndohen rëndë dy lojtarë të Trepçës, ndërpritet derbi me Prishtinën - Gazeta Express
string(67) "lendohen-rende-dy-lojtare-te-trepces-nderpritet-derbi-me-prishtinen"

Gazeta Express

07/03/2020 21:44

Lëndohen rëndë dy lojtarë të Trepçës, ndërpritet derbi me Prishtinën

Gazeta Express

07/03/2020 21:44

Derbi në mes të Trepçës dhe Prishtinës në hendboll është ndërprerë për shkaqe humanitare. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës.

Dy lojtarë të Trepçës kanë pësuar lëndime të rënda shkaku i një përplasjeje. Rrjedhimisht, ndeshja, që nisi në orën 19:00 të shtunën në palestrën Minatori në Mitrovicë, u vendos të ndërpritet, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dy klubet u pajtuan që ndeshja të ndërpritet dhe të shtyhet për një ditë tjetër. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 11-të kur rezultati ishte 5:2 në të mirë të Prishtinës.

Gjatë lojës Vaglir Buqinca e Alban Shabani kanë pasur një përplasje në mes vete dhe kanë pësuar lëndime të rënda.

Të dy janë dërguar në spital, ndërsa është raportuar që gjendja e tyre është më e mirë. Të dy lojtarëve u është kthyer vetëdija në spital.

Në një situatë të tillë ndeshja e humbi kuptimin dhe u mor vendimi që ajo të vazhdojë një ditë tjetër.