Lëndohen dy policë në Podujevë, u penguan në kryerjen e detyrës së tyre – arrestohen e më pas lirohen dy të dyshuar - Gazeta Express
string(112) "lendohen-dy-police-ne-podujeve-u-penguan-ne-kryerjen-e-detyres-se-tyre-arrestohen-e-me-pas-lirohen-dy-te-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 10:07

Lëndohen dy policë në Podujevë, u penguan në kryerjen e detyrës së tyre – arrestohen e më pas lirohen dy të dyshuar

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 10:07

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Podujevë janë arrestuar dy persona, për shkak se të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrë së tyre, përcjell Gazeta Express.

Të arrestuar kanë kundërshtuar policët për të kontrolluar ata, derisa të arrestuarit kanë qenë në veturë me tre dëshmitarë të tjerë.

Në raport bëhet e ditur edhe se, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

‘’PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS

Rr. Met Podujeva, Podujevë / 21.02.2026 – 00:09. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për shkak se i kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në mënyrë aktive, duke kundërshtuar kontrollin e tyre derisa kishin qenë në veturë me tre dëshmitarë tjerë. Dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarëve në stacion policor u është ofruar tretman mjekësor, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe IPK-ja’’, thuhet në raport. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement