Lëndohen dy persona me mjet të mprehtë në Prishtinë, policia po heton rastin - Gazeta Express
string(75) "lendohen-dy-persona-me-mjet-te-mprehte-ne-prishtine-policia-po-heton-rastin"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 9:33

Lëndohen dy persona me mjet të mprehtë në Prishtinë, policia po heton rastin

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 9:33

Dy persona janë lënduar mëngjesin e hershëm në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Gazetën Express tha se ata dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, ndërsa janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.